Tentim për përleshje fizike mes deputetëve të Shqipërisë, ndërhyn sigurimi (video)
16 nëntor 2021
| 14:51
Një debat në distancë në mes të mes dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Ervin Salianji dhe Erion Braçe, ka rrezikuar të përshkallëzohet në konflikt fizik ndërmjet të dyve.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji e ka akuzuar ish-zëvendëskryeministrin Braçe se i del emri në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e Rezart Taçit.
“A je ti zëvendëskryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane? Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta!”, i ka thënë Salianji, deputetit socialist teksa ky i fundit replikonte nga vendi.
Më pas të dy lanë vendet e tyre duke u drejtuar për te njëri-tjetri, por ishin punonjësit e gardës që shmangën përleshjen. /A2/