Tentim-sulm ndaj ekipit të ‘Periskopit’ në Zveçan (foto)

29 maj 2023 | 14:18

Dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e “Periskopit” të hënën në Zveçan.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se në një fotografi dërguar nga “Periskopi” shihet se bluza e një gazetari është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.

AGK-ja ka theksuar se është tejet e shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

Njëherësh, AGK-ja u ka rekomanduar kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje.

Ky asociacion, gjithashtu ka kërkuar nga NATO dhe EULEX-i, që të sigurojnë gazetarët, si dhe t’u mundësojnë të raportojnë pa u penguar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund ka zyrtarizuar largimin e pesë futbollistëve. Raphael Guerrero,…