Tentim vrasja në parkingun e një objekti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, arrestohen dy të dyshuarit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuarit për vrasjen në tentativë, në natën 1 janarit në parkingun e një biznesi në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.
Të dyshuarit janë E.H, 19 vjeç dhe B.H, po ashtu 19 vjeç.
Ata janë dërguar në mbajtje ndërsa Policia e Kosovës ka hapur rast për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë, 11 janar 2025 – Sot, nga zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin vrasje në tentativë të ndodhur më datë 01.01.2025, rreth orës 03:00, në parkingun e një biznesi, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj.
Arrestimi i të dyshuarve;
– E. H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
-B. H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të specializuara operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.
Përderisa policia po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarve me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vrasja në Tentativë”.
Të njëjtit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.