Tentim vrasja te kazinot në zonën e Breznicës, ja emrat e të dyshuarve
Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të plagosjes në zonën e fshatit Breznicë, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë mori plagë në trup, për çka u dërgua në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se nëntë persona janë arrestuar si të dyshuar për këtë rast.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht se katër të dyshuarit kryesorë në lidhje me këtë rast janë
Azem Thaqi, 30-vjeçar,
Nehat Thaqi, 36-vjeçar,
Besjan Thaqi, 23-vjeçar,
Blend Thaqi, 22-vjeçar.
Ata po dyshohen se janë të përfshirë në këtë rast që ndodhi pas orës 03”:00 të mëngjesit. Katër të dyshuarit bashkë me viktimën dhe dëshmitarët e tjerë janë nga Kamenica.
Të njëjtit fillimisht kanë ikur nga vendi i ngjarjes e më pas janë arrestuar në Muqivërrc, teksa me rastin e kontrollit policor nuk është gjetur arma që dyshohet se është përdorur në rast, pasi i dyshuari Azem Thaqi, e kishte hedhur gjatë ikjes.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe kryeprokurori i Gjilanit, i cili ka thënë se Prokuroria do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast.