Tentim vrasje në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka pranuar një rast i cilësuar si tentim vrasje. Rasti ka ndodhur më 31.10.2018, në fshatin Dujakë, Komuna e Gjakovës, ku i pandehuri A.J pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të dëmtuarin S.A nga fshati Dujakë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta. Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me armë zjarri, ku gjithashtu lëndime të lehta trupore i ka shkaktuar edhe djalit të dëmtuarit B.A.
I pandehuri A.J., nga momenti i rastit kritik është arratisur, duke u vetëparaqitur në polici në mënyrë vullnetare më 5.11.2018.
Prokuroria Themelore në Gjakovë pas marrjes së kallëzimit penal dhe analizimit të tij, më 6.11.2018 ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej një muaji ndaj të pandehurit A.J., ku të njëjtit i është shqiptuar kjo masë.
/Epoka e re/