Tentim vrasje në Gjakovë: Fllimisht e godet me veturë, pastaj nxjerrë armën

08 tetor 2021 | 20:48

Një person ka raportuar në policinë e Gjakovës se dje pas mesnate dikush ka tentuar ta vrasë, duke e goditur fillimisht veturën e tij e më pas duke nxjerrë armën.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili tha viktima ka pësuar lëndime në anën e majtë të brinjëve, për shkak të goditjes me veturë.

“Datë 08.10.2021, rreth orës 24:00, viktima deklaron se si pasojë e një zënkë te mëhershme që kishte me te dyshuarin e lartëcekur, derisa kishte qenë së bashku me dy persona në veturën e tij, i dyshuari me automjetin e tij fillimisht kishte goditur veturën e viktimës dhe pastaj kishte nxjerr armën ( pistoletë) dhe kishte shtënë dy here në drejtim të tij. Viktima nga arma nuk ka pësuar lëndime mirëpo lëndime i ka marrë në anën e majtë të brinjëve nga goditja me veture që është bërë nga i dyshuari. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore dhe është liruar për në shtëpi. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore dhe janë gjetur dy gëzhoja te kalibrit 7.65mm. Janë konfiskuar gëzhojat”, deklaroi ai.

Gjurkaj tha se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit ndalohet 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superkupa Mbarëkombëtare do të zhvillohet javën e ardhshme në të…