
Tentim vrasje në Lipjan, i dyshuari në arrati
02 qershor 2022
| 08:34
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tentim vrasje që ka ndodhur në fshatin Gadime të Lipjanit.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, ku viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.