Tentim vrasje në Pejë

03 shtator 2019 | 11:20

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 22:40, ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Eliot Engel” , në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë 3 herë në drejtim të viktimave, ku fatmirësisht kanë shpëtuar, ndërsa vetura e viktimës është goditur nga predhat në dy dyert e veturës.

“Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur me rast. Sipas të dhënave preliminare dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë 3 herë në drejtim të viktimave, ku fatmirësisht kanë shpëtuar, ndërsa vetura e viktimës është goditur nga predhat në dy dyert e veturës. Pas kësaj gjuajtje me armë i dyshuari ka ikur me veturën e tij në drejtim të Deçanit, me pas në fshatin Carrabreg-Deçan ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, është thënë në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 3 gëzhoja të kalibrim 9mm, po ashtu është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit, ndërsa vetura e viktimës është duke u ekzaminuar nga Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale Pejë.

Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat për arrestimin e tij.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Hanit të Elezit ka përmbyllur procesin e debateve…