Tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve, dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve

11 shtator 2021 | 15:01

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se tentimi për shtyerjen e zgjedhjeve është dëshmi e qartë e ikjes nga përgjegjësia përballë qytetarëve.

“Pas qindra humbjeve të jetës së qytetarëve, këta zotërinjtë nuk e morën guximin një ngushëllim ta bëjnë për familjet e viktimave e as një vizitë në Infektivë e repartet e tjera”.

“Prandaj në demokraci zgjedhjet janë mjeti më i mirë i vlerësimit. 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka rekomanduar që…