Tentohet të futet drogë në Kosovë, e dërgojnë nga Gjermania me postë
22 shtator 2018
| 12:57
Një dërgesë me origjinë nga Gjermania është konfiskuar nga Policia pasi e njëjta kishte brenda substancë të dyshuar narkotike. Siç njofton policia, rasti është zbuluar nga Zyra për zhdoganime postare në Prishtinë.
“Një dërgesë e ardhur nga Gjermania në adresë të një personi në Prishtinë, në dërgesë kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit “Amfetaminë”, me peshë 50 gr. e cila është konfiskuar nga Policia” thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë rasti është duke u hetuar, por nuk kanë dhënë detaje për të arrestuar.