Tentohet të grabitet TEB banka në Çagllavicë

06 qershor 2022 | 12:20

Një tentim-grabitjeje ka ndodhur sot paradite tek banka TEB në Çagllavicë.

Këtë për gazetën “Epoka e re”,  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:45 është raportuar për një grabitje në tentative të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në  Çagllavicë të komunës së Prishtinës. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Borovci për gazetën “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa veteranë të UÇK-së të cilët janë duke protestuar në…