Tentohet të rrëmbehet një vajzë 4-vjeçare në Korçë
23 maj 2020
| 13:58
Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Korçë, ku një vajzë 4-vjeçare është tentuar të rrëmbehet.
“Top Channel” ka mësuar se një i ri, i moshës 20-vjeçare me anë të forcës ka arritur t’i rrëmbejë një gruaje vajzën e mitur. Në këtë moment kanë ndërhyrë fqinjët të cilët kanë mundur të shpëtojnë vajzën 4-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Nr.17”, ndërkohë ka dyshime që i riu që ka bërë këtë veprim mund të jetë me probleme mendore.