Tentoi ta dhunonte të dashurën, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

01 dhjetor 2024 | 09:47

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person të dyshuar në Prizren.

I njëjti dyshohet  për dhunim në tentativë.

Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me forcë dhe pa dëshirën e të dashurës së tij, viktimës femër kosovare, të kryejë marrëdhënie seksuale.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet me prioritet nga autoritetet kompetente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vdekjeve…