Tentoi ta përdhunonte të bijën, gruaja i pret organet gjenitale të dashurit
Një nënë e tërbuar raportohet se i ka prerë me thikë penisin të dashurit të saj kur e gjeti duke tentuar të përdhunonte bijën e saj 14-vjeçare, raportonte rrjeti Times of India.
“Nuk jam penduar për atë që bëra,” tha gruaja 36-vjecare duke iu referuar “drejtësisë së shpejtë” të kryer, e duke shtuar se e kishte bërë “për t’i dhënë një mësim”.
“Unë po punoja në fermë kur ndodhi incidenti. Për fat u ktheva në shtëpi në kohën e duhur dhe e kapa me presh në duar”, shpjegon ajo.
Nëna e paidentifikuar publikisht kujtonte sesi kishte luftuar me të dashurin e saj teksa mbronte të bijën.
“Ai më sulmoi teksa isha duke u përpjekur të shpëtoja time bijë, kështu që mora thikën nga kuzhina dhe i preva pjesët private për t’i dhënë një mësim”.
Sipas rrjetit Daily Mail, policia e Lakhimpur tha se i dashuri 32-vjeçar do të akuzohet për përdhunim, por për momentin është në gjendje të rëndë nga plagët e prerjes së organeve gjenitale.
Episodi i tmerrshëm ndodhi në zonë e Uttar Pradesh, në lindje të New Delhi jo larg kufirit mes Indisë e Nepalit.