Tentoi të udhëtonte me pasaportë false përmes aeroportit të Prishtinës, arrestohet
06 korrik 2024
| 14:00
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet me pasaportë flasë ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Prishtinës.
Të njëjtit, sipas Policisë së Kosovës i është sekuestruar pasaporta sllovake.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që me pasaportë të falsifikuar ka tentuar të udhëtojë përmes aeroportit të Prishtinës. Pasaporta sllovake është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.