Tentoi të udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet shtetasi i Shqipërisë
15 dhjetor 2021
| 10:17
Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Aeroportin Adem Jashari.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mbrëmje është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, i cili tentoi të udhëtoj me pasaportë të falsifikuar, përcjell Demokracia.com
‘’Aeroporti Adem Jashari, 14.12.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj duke prezantuar pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me urdhër të prokurorit dokumenti është konfiskuar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.