Tentoi të vrasë gruan e tij në Gjermani, arrestohet në Bosnje shqiptari

19 shkurt 2024 | 19:27

Një shqiptar i kërkuar në Gjermani është arrestuar në zonën e Tomislavgrad, Bosnje-Hercegovinë, sipas urdhrit ndërkombëtar të Interpolit. I arrestuari është Gazmend Ajdini, 46 vjeç.

Ai do të ekstradohet shumë shpejt në Gjermani, duke pasur parasysh se ka tentuar të vrasë në mënyrë brutale ish-bashkëshorten. Ai u arrestua në Tomislavgrad pasi sulmoi me sëpatë ish-bashkëshorten e tij të mërkurën.

Pas aktit të tmerrshëm, ai ka ikur me një makinë dhe është fshehur në territorin e Bosnje-Hercegovinës. Kërkimi për të ka zgjatur nga e mërkura. Gruaja është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, raportojnë mediat gjermane.

Siç raporton ‘Avaz’, Gazmendi fshihej në një motel në zonën e Tomislavgradit, ku edhe u arrestua. Ai nuk rezistoi.

Sulmi me sëpatë ndodhi rrugës për në një shkollë në Ober-Ramstadt dhe shqetësoi banorët vendas. Dëshmitarët thanë se burri ishte duke pirë birrë dhe fillimisht e goditi gruan me një shishe të thyer dhe më pas me sëpatë në qafë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu është prezantuar nga skuadra…