Tentojnë të arratisen nga “Burgu 313”, nuk ia dalin
08 gusht 2021
| 18:48
Dy persona që vuajnë dënimin në “Burgun 313” në Tiranë kanë tentuar të arratisen.
Sipas të dhënave, ata kanë shfrytëzuar momentin e ajrosjes dhe më pas kanë tentuar të hidhen përmes çarçafëve në shesh pushimin e hyrjes së administratës.
Mësohet se dy personat nuk kanë mundur të largohen, pasi janë kapur dhe janë rikthyer në qeli.
Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se personat që kanë tentuar të arratisen janë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.