Tenton ta bllokojë teshtimën, thyen hundën
17 janar 2018
| 11:11
Ta mbyllësh gojën dhe hundët në momentin që teshtin, nuk këshillohet nga mjekët.
Një 34-vjeçar britanik është shembulli i duhur se përse nuk duhet bërë kjo.
Mjekët e një spitali në Leicester u habitën me rastin e 34-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ai u paraqit në urgjencë me hundën e thyer. 34-vjeçari rrëfeu se hundën e kishte thyer duke dashur të ndalojë një teshtimë.