Tentuan të vidhnin në dyqan, polici u paguan darkën e Krishtlindjes

03 janar 2021 | 21:21

Policia u thirr nga punonjësit e një dyqani në Massachusetts më 20 dhjetor, pasi dy gra tentuan të vidhnin ushqime. Oficeri i policisë Matt Lima mbërriti menjëherë në dyqan, por në vend që të ngrinte akuza për vjedhje ndaj dy grave, ai u pagoi darkën e Krishtlindjes.

Oficeri i policisë zbuloi se gratë, të cilat kishin edhe dy fëmijë të vegjël me vete, ishin familje në nevojë. “Unë jam baba i dy vajzave, të cilat janë në të njëjtën moshë me dy fëmijët e njërës nga gratë dhe më preku”, tha Lima për CNN.

Ai mori veçmas një nga gratë për të folur me të pa e dëgjuar fëmijët. “Gruaja me të cilën fola më shpjegoi se ajo ishte në punë, por nëna e fëmijëve ishte e papunë dhe kishte edhe probleme familjare të tjera. Gjërat që kishin tentuar të kalonin pa paguar ishin pjesë e darkës së Krishtlindjes për fëmijët”, tha ai.

Oficeri i policisë Matt Lima i dha dhuratë dy grave një kupon 250 dollarë për ta shpenzuar atë për darkën e Krishtlindjes dhe nuk ngriti akuza ndaj tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kafene në Veri të Miami Beach e ka filluar…