Teoritë rreth krijimit të kombit

18 shtator 2023 | 16:18

Shkruan: Dr. Sc. Salihe Salihu

Debati klasik rreth kombit ka gjenezën e vet pas renesancës/rilindjes, revolucionit francez e revolucionit amerikan, industrializmit e reformacionit.

Ideja rreth kombit filloi të përhapet dhe sot e kësaj dite ende nuk janë shterur hipotezat, tezat dhe sintezat rreth bërthamës së ontologjisë së kombit.

Mirëpo asnjë teori nuk mund të jetë e zbatueshme jashtë premisave rrethanore për aplikim. Çdo teori pa kaluar nën thjerrëzën e teorisë së relativizmit ka rrezik të stërkeqet dhe të merr formë diktatoriale me përmasa katastrofike në përpjekjet për ta zbatuar në praktikë. Për këtë e kemi edhe shembull shumë të freskët të teorisë së komunizmit që në thelbin substancial ishte një udhëzim domino për reformacionin e shoqërive drejt zhdukjes së pronës private.

Megjithëkëtë, koncepti i kësaj teorie nuk u interpretua asnjëherë drejtë dhe mirëfilli meqë nuk ekzistonte as përgatitja mentale për të përball me ndryshimet por nuk ekzistonin as kushtet rrethanore që të zbatoheshin parimet e kësaj ideologjie. Tragjedinë e shtrirjes dhe implementimin të teorisë komuniste e përjetuan shumë shtete të cilat ishin të paafta që të deliberatojnë teorinë komuniste.

Një kanosje e tillë mund t’i ndodh edhe teorisë për kombin meqë epistemologjia për të është mjaft e ndërlikuar. Një ndër shkaqet e ndërlikimit është sepse koncepti komb nuk mund të trajtohet i fragmentarizuar vetëm nga një fushë shkencore por duhet të integrohen shumë fusha shkencore dhe të eksplicohetmirëfilli ky koncept. Përndryshe, nëse fokusohemi rreth përhapjes së një debati vetëm nga një fushë atëherë mund të shkaktojnë një atmosferë armiqësore që mund të eksalojnë në forma të padëshiruar.

Debatet e kohëve të fundit rreth kombit më ngacmuan ndërgjegjen intelektualedhe më nxitën që të rimerrem me këtë koncept (ndonëse qysh në vitin 2016 kam reaguar rreth kësaj çështje -shih referencën )dhe të shpalos njohurit që kam fituar për ta elaboruar këtë çështje me një shkrim sa më të thjeshtëzuar për publikun e gjerë.

Shumë teoricienët eminentë që kanë shkruar rreth kombit janë përqendruar në ndërlidhjen e krijimit të kombit me ndihmën e tri teorive:primordializmit, socializmit dhe konstruktivizmit. Pas analizimit të këtyre teorive mund të nxjerrim konkluzion se ekzistojnë dallime dhe kontradikta se si është krijuar kombi. Në shumë raste ky koncept është ngarkuar aq shumë sa që janë ngatërruar përkatësitë në mes të kombit dhe shtetësisë.

Ngatërrimi mes kombit me shtetësisë po shfaqet kohëve të fundit edhe në debatet brenda Kosovës. Në Kosovën multietnike përbërja e shtetit është me shqiptarët dhe pesë grupe tjera, që janë pjesë konstituive e shtetit të Kosovës. Por, secila prej këtyre grupeve konstituive të shtetit ka një përkatësi kombëtare e cila nuk mund t’iu mohohet asnjërit grup përkundër njohurive intelektuale mbi format e krijimit të kombit apo edhe dëshirës për ecje progresive drejt një bote universal me qytetar kozmopolitan.

Shprushja rreth përkatësisë kombëtare dhe përpjekja me hap debate rreth kombi në një situate siç është Kosova më duket se është krejtësisht e pa menduar mirë dhe tekanjoze e me fodullëk intelektual e që në fakt prodhon më shumë dëme se sa ndonjë nxitje reale për nismë progresive rreth tejkalimit të ombrellës kombëtare.
Të shikojmë pak si analitik edhe për rreth nesh dhe të qartësohemi me shembuj konkret. Për të sqaruar më mirë mund të ndalemi pak e të shikojmë konstruktimin e identitetit evropian dhe të shtrojmë një pyetje direkt:

Pse shtetet anëtare të Unionit Evropian nuk hoqën dorë nga deklarimi kombëtar ndonëse u bënë anëtare të Unionit Evropian?

Përgjigjja kërkon debate të thella e të gjëra por shkurtimisht mund të përgjigjem se popujt e atyre shteteve që pranuan anëtarësimin në Unionin Evropian nuk pranuan që ta mohonin kombin e tyre ndonëse intencat kanë qenë dhe janë për shkrirjen e kombeve të ndryshme në kombin evropian.

Ka edhe intenca edhe shumë më të mëdha e më të gjëra, që përveç kapërcimeve të përkatësive kontinentale intencë madhore është ecja drejt përkatësive universale. Por, ne jemi shkumë larg asaj perspektive andaj të mos harxhojmë energji rreth këtyre debateve, por të japim kontributin tone si intelektual në kohën e duhur e në vendin e duhur e mos të përsërisim gabimin e teorisë rreth kombit sikurse me teorinë e komunizmit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është bërë varrimi i dy këmbësorëve që u goditën…