Tepër prekëse, qeni “përlotet” dhe lutet që dikush t’i japë të hajë

25 dhjetor 2020 | 08:21

Videoja e një qeni të uritur, që duket se përlotet, fill pasi dikush i jep diçka për të ngrënë, ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.

Qeni u vu re të endej përgjatë një parku në qytetin e Jinzhongut në Kinë dhe pamjet prekëse tregojnë se si me putrat e tij të bashkuara duket se lutet që ta ushqejnë.

Një grua ndalon, del nga makina dhe i jep një salsiçe. Të nesërmen ajo e viziton sërish dhe qeni ia del ta njohë dhe të vrapojë i lumtur drejt saj, teksa tund bushtin i entuziazmuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar…