Ter Stegen: Jam shumë i lumtur në Barcelonë

06 shtator 2024 | 13:12

Portieri i Gjermanisë, Marc-Andre Ter Stegen u ndal edhe në situatën e tij te Barcelona, ai ka konfirmuar se është shumë i lumtur në skuadrën e Barcelonës.

“Kam një kontratë relativisht të gjatë me klubin tim, jam shumë i lumtur për këtë. Familja ime është shumë e lumtur në Katalonjë. Mezi po e prisnim fillimin e sezonit, mendoj se është mirë për mua të fokusohem në të tashmen dhe të ardhmen e afërt. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Në përgjithësi jam shumë i lumtur në këtë moment me situatën time. Dua ta ndihmoj sa më shumë klubin ku kam luajtur prej një dekade”, ka thënë Ter Stegen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Harry thuhet  se ka marrë vendimin për t’u kthyer…