Ter Stegen operohet me sukses
08 dhjetor 2023
| 14:31
Marc-Andre ter Stegen është operuar me sukses në shpinë. 31-vjeçari kishte vuajtur nga dhimbja kronike e shpinës javët e fundit.
Skuadra e Barcelonës ka njoftua se operacioni ka kaluar me sukses, por pa dhënë shumë detaje tjera.
“Lojtari i ekipit të parë, Marc ter Stegen, i është nënshtruar me sukses një operacioni për problemet e tij në pjesën e poshtme të shpinës. Procedura u krye nga Dr. Amelie Leglise nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Klubit, në Klinikën Sportive Bordeux Merignac. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në njoftim e Barcelonës.