Ter Stegen për barazimin ndaj Getafës: Nuk ishte dita e jonë
14 gusht 2023
| 16:02
Barcelona e ka nisur me barazim pa gola sezonin në La Liga, duke u ndalur nga Getafe. Barazimin në Getafe e ka komentuar kapiteni i skuadrës “blaugrana”, Marc-Andre ter Stegen.
“Mendoj se ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja palët. Mendoj se ne e kemi kërkuar më shumë golin, por nuk ishte mbrëmja e duhur për ne. Nuk është se nuk krijuam, por nuk kemi qenë të kthjellët si gjithnjë. Mendoj se ndeshja pati ndalesa të shumta dhe këto ndikuan në rendimentin tonë. Ne preferojmë që loja të ketë rrjedhshmëri, por duhet të bëjmë llogari edhe me kundërshtarin. Getafe bëri të pamundurën, me çfarëdo mënyre për të prishur lojën tonë, duke na e bërë mjaft të vështirë”, ka deklaruar Ter Stegen.