
Ter Stegen: Synoj të rikthehem shpejt të luaj për Barçën dhe Gjermaninë
Portieri Marc-Andre Ter Stegen ende nuk është rikthyer, por po bën gjithçka që mundet për të përshpejtuar rikuperimin e tij nga dëmtimi i gjatë që e shtyu Barcelonën të nënshkruajë me Wojciech Szczesny në verë për ta zëvendësuar përkohësisht. Portieri gjerman foli për “DAZN”, duke shpjeguar se ai shpreson të jetë në gjendje të festojë rikthimin e tij para përfundimit të sezonit aktual.
“Ky është qëllimi. Për momentin dua të kthehem në ekip dhe në formë të mirë. Kam bërë disa pjesë të punës me ta. Dua të jem në 100% dhe të punoj shumë në ditët e ardhshme”, ka thënë Ter Stegen, i cili me pas foli edhe për bisedat e tij me trajnerin e kombëtares gjermane Julian Nagelsmann në lidhje me rikthimin e tij. “Ne folëm për këtë. Ai vazhdoi të më pyeste për gjendjen time. Është shumë e rëndësishme për ne të dy që unë të kthehem për të luajtur për klubin dhe më pas në kombëtare”, shpjegoi portieri 32-vjeçar.