Ter Stegen vazhdon me Barçën
02 tetor 2020
| 22:38
Portieri Marc-Andre ter Stegen pritet që të nënshkruajë kontratë të re me Barçën që e lë atë në “Camp Nou” edhe pesë vitet e ardhshme.
“Mundo Deportivo” raporton se Ter Stegen është gati për ta vazhduar kontratën me klubin spanjoll. Gerd vom Bruch , agjenti i Marc-Andre Ter Stegen (28), ka thënë se bisedat për zgjatje të kontratës me përmirësime në pagë janë duke vazhduar dhe duket se ato kanë përparuar mirë.
Kontrata e tanishme, Ter Stegenit i skadon më 2022 dhe është ardhur të pajtimi i të dyja palëve që të fillojnë bisedat që ajo të mos ndikojë në rezultate. Një provë kjo e pagabueshme që klubi nuk dëshiron që ta humb besimin e portierit gjerman.