Ter Stegen: Zhgënjyese të jesh rezervë
Fakti që portier i parë te Gjermania në Evropian do të jetë Manuel Neuer, ka shkaktuar pakënaqësi te “gardiani” i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.
“Të jesh rezervë është shumë zhgënjyese. Nuk është situatë e këndshme. Unë e pranoj vendimin edhe nëse nuk jam dakord, në fund kam përgjegjësi ndaj grupit për të ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme. Unë i thashë trajnerit se një gjë është sportive dhe një tjetër është njerëzore, dua që të gjithë të kenë besim tek unë”, ka thënë Ter Stegen, i ka mohuar se ka probleme me Neuerin.
“Jo, nuk ka lidhje me të. Në planin personal ne kemi një marrëdhënie të mirë, është një problem i njohur në pozicionin e portierit. Nuk ka pasur kurrë një trajner që ka hedhur në fushë dy portierë njëkohësisht (qesh), vendimi është gjithmonë i vështirë”, ka shtuar Ter Stegen.