Ter Stegeni mbetet jashtë Kampionatit Evropian
Marc- Andre Ter Stegen do t’i nënshtrohet një procedure terapeutike në gjurin e tij të djathtë të enjten e ardhshme më 20 maj, në Malmo. Kjo është bërë publike nga FC Barcelona përmes një deklarate mjekësore. Ndërhyrja kirurgjikale do të udhëhiqet nga Dr.Hakan Alfredson dhe do të kryhet nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore katalanase.
Le të kujtojmë se portieri gjerman e kishte operuar gjurin e tij të djathtë gushtin e kaluar, ndërsa tani do të duhet t’i kthehet trajtimit të një dëmtimi, nga i cili ai vazhdon të vuajë. Kështu, Ter Stegen mund t’i thotë lamtumirë Kampionatit Evropian.
Ai nuk do të jetë në dispozicion të Gjermanisë, ku ka ngrohur stolin, në fakt, si zëvendësues i Manuel Neuer, duel që ka pasur edhe polemika të forta publike.
Ruajtja e këtij statusi në kombëtare nuk e bën fort të hidhur mungesën e Ter Stegen në kompeticionin e madh të kësaj vere.