Ter Stegeni nuk e komenton zbritjen e rrogës te Barça

28 shtator 2022 | 12:37

Marc-Andre Ter Stegen ishte një prej protagonistëve më të mëdhenj të sfidës ndërmjet Anglisë dhe Gjermanisë. Edhe pse i pësoi tre gola, portieri i Barcelonës e bëri një lojë të madhe, me disa pritje vendimtare. Në fund të ndeshjes ka folur portieri gjerman për “El Larguero”, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth kontratës me “Blaugrana”.

“Zvogëlim i rrogës? Nuk besoj se është momenti për të folur për këto gjëra. Kemi nevojë për të gjithë që t’i përmirësojmë paraqitjet tona dhe të përballemi sa më mirë me angazhimet dhe sfidat që i kemi në Kupën e Botës”, ka deklaruar Ter Stegen. Shkaku i krizës financiare, Barcelona ka paralajmëruar se mund t’ua ulë pagat lojtarëve, sidomos atyre kryesorë që i kanë më të lartat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i ka kërkuar kryetares së…