Tërbohen fansat, Madonna anulon koncertin dy orë para ngjitjes në skenë
28 dhjetor 2019
| 15:20
Madonna ka zemëruar fansat e saj pasi anuloi koncertin në Miami. Fansat u zhgënjyen pasi Mbretëresha e pop vendosi që të mos performonte në turneun Madame X vetëm dy orë para shfaqjes.
“Daily Mail” raporton se vendimi për anulimin e shfaqjes erdhi pasi ish-bashkëshorti i saj Guy Ritchie paraqiti një mocion në çështjen e divorcit duke kërkuar “zbatimin ose ekzekutimin e një gjykimi ose urdhri” në Gjykatën Supreme të Manhattanit.
Sipas mocionit, ka një mosmarrëveshje mes çiftit se ku do t’i kalojnë Krishtlindjet disa prej gjashtë fëmijëve të Madonnës.