Tërbohet Ronaldo, shfryn ndaj Rangnick: Pse më zëvendësove?
Manchester United feston por jo plotësisht pas fitores kundër Brentfordit, kjo për shkak të Cristiano Ronaldos i cili nuk e priti mirë zëvendësimin.
“Djajtë e kuq” po fiton 0-2 dhe në minutën e 71-të, tekniku gjerman vendosi të ul Ronaldon në bankinë, në dukje një veprim normal por jo për portugezin. Pasi u përshëndet me trajnerin, Ronaldo filloi duke shfryrë, duke treguar qartë mos aprovimin e tij, më pas përsëriti disa herë fjalët: Përse më zëvendësoi?.
Në përfundim të ndeshjes, ishte e pashmangshme një pyetje nga ana e gazetarëve në lidhje më këtë situatë: “Ronaldos i thashë, e kuptoj që je ambicioz dhe që dëshiron të shënosh, por pas disa vitesh kur të bëhesh trajner, do të duhet të marrësh vendimi të tilla, të jesh në pozicion tim. I thash që e mora këtë vendim në interes të skuadrës. Një situatë e ngjashme na ndodhi kundër Aston Villa, po kryesonim 2-0 dhe në fund na barazuar, doja ta shmangia këtë, beson se në fund vendimi im rezultoi i drejtë”.