Teresa dhe Joe Giudice ndahen pas 20 vjetësh martesë
19 dhjetor 2019
| 11:29
Ka përfunduar martesa në mes të Teresa dhe Joe Giudice. Yjet e “Real Housewives of New Jersey” u ndanë pas 20 vjetësh martesë, ka njoftuar një burim për “People”.
Ndarja vjen pasi Joe pret një vendim përfundimtar në çështjen e tij të dëbimit pasi u urdhërua që të kthehet në Itali pas 41 muajsh burgim për akuza të ndryshme mashtrimi.
“Ata diskutuan të ardhmen e tyre kur Tereza dhe vajzat shkuan në Itali në fillim të nëntorit dhe ata ranë dakord se secili duhej të vazhdonte më tej. Ata po e bëjnë këtë në mënyrë miqësore dhe shumë ngadalë”, ka thënë ky burim.