Tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti: Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nesër hidhet sërish në votim

16 shtator 2020 | 16:13

Në mungesë kuorumi, s’kishte kaluar gjatë muajit të kaluar Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kuvendi nesër do të hedh sërish në votim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që pos tjerash parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti. Për të do të votohet në parim.

Është kjo njëra nga pikat e papërfunduara, për të cilat do të votohet të enjten.

Mungesa e kuorumit kishte bërë që Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike të mos votohet në lexim të pare gjatë gushtit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, kishin refuzuar ta votojnë këtë projektligj, përkundër që ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, u bëri thirrje ta votonin.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se udhërrëfyes i dialogut është…