Tërheqja e detit në Vlorë shqetëson ambientalistët

24 shkurt 2023 | 08:57

Tërheqja e detit është një fenomen që ndodh vit pas viti, sikurse ka ndodhur edhe vitin e kaluar dhe ka qënë më e dukshme në bregdetin e Vlorës dhe në Lezhë.

Por ajo që është vënë re nga qytetarët dhe nga ekspertët e mjedisit është fakti se në qytetin e Vlorës tërheqja këtë vit ka qënë më e theksuar.

Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj deklaroi për emisionin “Good Morning Albanians” kjo është një problematikë që po shqetëson ambientalistët.

“Në fakt, ndodh çdo vit, por nuk ka ndodhur asnjëherë në këto përmasa. Siç e shihni, unë jam në zonën e Lungomares. Kjo strukturë në det është ndërtuar nga arkitekti për të krijuar një lloj dinamike ku të dukej baticë-zbatica, që qytetarët ta shohin këtë fenomen si atraksion. Asnjëherë nuk kishte dalë kaq shumë, ka qenë shumë e fortë përmasa e tërhqejes së detit”, tha gazetarja.

“Kjo po shqetëson edhe ambientalistët, pasi një pjesë kaq e zbuluar e bregdetit, do të thotë një vdekje për ekosistemin. Ka rreth katër ditë që deti është tërhequr. Specialistët shprehen se kjo është një problematikë”, raportoi gazetarja Ebrieta Maçaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Nicholas Barber / BBC (titulli origjinal: Will All Quiet on…