Tërheqja e shortit për zgjedhje, Kryeziu: Proces i rëndësishëm, garanci për trajtim të barabartë për garuesit
06 janar 2025
| 13:25
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu e ka quajtur ”proces të rëndësishëm” tërheqjen e shortit për numrat në fletëvotime për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Sot është bërë tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave të subjekteve politike në fletën e votimit. Ky proces i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet, simbolizon një nga parimet kryesore të demokracisë – barazinë mes të gjitha subjekteve. Hedhja e shortit garanton trajtim të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë pjesëmarrësit në garë”, ka shkruar Kryeziu në “Facebook”.