Tërheqja nga bllokimi i 30 qershorit, Berisha: Opozita veproi shumë mirë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka pranuar se opozita ishte tërhequr nga qëndrimi për të bllokuar me të gjitha mjetet zgjedhjet e 30 qershorit, ashtu siç shprehej kryetari Lulzim Basha.
Berisha ka thënë se një vendim i tillë ishte shumë i mirë.
Ish-kryeministri Berisha ka vlerësuar përpjekjet e opozitës për të demaskuar farsën elektorale, por ka theksuar se PD-ja dhe LSI-ja nuk mund të shtynin më shumë se aq.
“Atë e bëri shumë mirë (tërheqjen). Opozita bëri një tërheqje, por ishte shumë mirë. Bëri përpjekje të jashtëzakonshme për të demaskuar farsën elektorale. Më tutje nuk mund të shtynte. Liria ime përfundon aty ku fillon liria e tjetrit”, ka thënë Berisha.
Në lidhje me vazhdimin e aksionit opozitar, Berisha ka thënë se “kryengritja popullore në 51 format e mos-bindjes civile.”
Berisha ka refuzuar të komentonte propozimin e Ilir Metës për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, si një mënyrë për të zgjidhur krizën politike. /Top Channel/