Tërheqja nga muzika e Adele shqetëson fansat

17 mars 2020 | 11:55

Adele ka likuiduar kompaninë e saj të turneve, Remedy Touring LLP, duke nisur kështu thashethemet se ajo mund të mos performojë më në koncerte. Ka pasur shumë zëra se 31 vjeçarja po bëhet gati të lançojë këngë të reja, por ky lajm duket se i ka shqetesuar ata.

The Sun ka reportuar seqë kur këngëtarja themeloi kompaninë në 2015, ajo ka fituar miliona paundë dhe pas likuidimit shuma arriti në 150,000 paundë. Lëvizja më e fundit ekonomike e saj i ka lënë fansat të paqartë për të ardhmen e saj muzikore. Pohime nga kompania tregojnë se ajo është në proces likuidimi dhe Adele Adkins (emri i plotë këngëtares) është në bordin e saj.

Është marrë vesh se Adele do të publikojë më në fund këngë të reja, pas një 5 vjeçari ‘pushimi’. Fansat këtë e prisnin që në tetor të vitit të kaluar dhe lajmi i pavëretë i përfshiu ata në një valë histerie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur një mbledhje me…