Tërhiqen 2.6 milionë makina Mercedes

14 mars 2021 | 13:46

Zyrtarët nga kompania e Mersedes, thonë se prodhuesi gjerman i automjeteve Mercedes-Benz ka tërhequr nga tregu kinez 2.6 milionë makina. Shkak është bërë një problem në softuerin e këtyre automjeteve.

Softueri nuk mund të tregojë vendndodhjen e saktë të makinës në rast aksidenti. Lajmi është bërë i ditur nga administrata shtetërore e Kinës për rregullimin e tregut.

Kjo administratë vendosi në dijeni kompaninë Mercedes për këtë problem të automjeteve të kësaj në Kinë, gjë që detyroi prodhuesin gjerman të tërheqë 2.6 milionë makina. Kompania nuk ka komentuar pas këtij rasti.

Muajin e kaluar, Mercedes-Benz në SHBA tha se po tërhiqte 1.29 milionë automjete të shitura që nga viti 2016 për një problem të ngjashëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bylbyl Sokoli e ka pranuar se mosmarrëveshjet me disa lojtarët…