Tërhiqen 25 për qind e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri

04 gusht 2023 | 10:38

Ka përfunduar tërheqja prej 25 për qind e Policisë së Kosovës në dhe përreth objekteve komunale në veri.

Lajmin e ka konfirmuar për “teve1.info” zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka përfundu tërheqja. Tash kemi mbetur 50 për qind brenda dhe përreth objekteve komunale”, ka thënë ai.

Sipas njoftimit të djeshëm të PK-së, ky veprim do nisë pas konstatimit të përbashkët të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it në takimin punues të mbajtur dje, se situata e sigurisë në këto komuna është e mirë.

Ky dakordim i së enjtes është mirëpritur edhe nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i cili e ka vlerësuar këtë si hap të rëndësishëm për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se Kosova po zbaton zotimet e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian në Bratisllavë, si dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në shtensionim të situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, sot ka…