Tërhiqen tri njësi nga shitja e aseteve me likuidim nr. 48
02 korrik 2019
| 12:17
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka njoftuar se ka tërhequr nga tenderi i shitjes Njësinë nr. 12; Njësinë nr. 15 dhe Njësinë nr. 38.
Sipas njoftimit të AKP-së, të gjitha këto prona ishin paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 48, e cila do të mbahet më 17 korrik.
Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 48 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në uebfaqen e AKP-së.
Dorëzimi i ofertave do të mbahet më 17 korrik në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.
/Epoka e re/