Tërhiqet ambasadori maqedonas nga Tokio, u akuzua për ngacmim seksual
30 korrik 2023
| 09:34
Goran Çekov, është tërhequr nga pozita e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Japoni.
Sipas mediave maqedonase, arsyeja e tërheqjes së diplomatit maqedonas nga Japonia janë akuzat e dy grave me të cilat ka bashkëpunuar për ngacmim seksual.
Tërheqja është konfirmua nga Ministria e Jashtme.
Në arsyetimin e MPJ-së maqedonase, janë përmendur rezultatet jo të kënaqshme dhe gjërave që dëmtojnë interesat e shtetit.
Presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi dekretin për tërheqjen dhe ambasadori Çekov ka pesë ditë kohë për t’u kthyer në Shkup.