Tërhiqet iniciativa për mosbesimin e Qeverisë së Malit të Zi

13 dhjetor 2021 | 14:13

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka njoftuar se opozita po tërheq nismën për votëbesimin ndaj Qeverisë së Malit të Zi.

“Duke pasur parasysh njoftimin e Frontit Demokratik se do të paraqesë një iniciativë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, të shpallur më 11 dhjetor dhe pasi opozita e bashkuar nisi procedurën e mosbesimit ndaj qeverisë, besojmë se bisedimet për formimin e një shumicë e re parlamentare duhet të fillojë pa vonesë”, ka njoftuar DPS-ja.

Ata janë të bindur, ka thënë DPS-ja se do të formohet një shumicë e re parlamentare “dhe në atë mënyrë do të krijohen parakushtet e nevojshme për rënien e qeverisë dhe shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi”.

“Për këtë arsye po e tërheqim iniciativën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë së Malit të Zi”, ka njoftuar Partia Demokratike e Socialistëve (DPS). /RTCG/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është…