Tërhiqet nga rendi i ditës rezoluta për dialogun, deputetët e LDK-së dhe LV-së leshojnë seancën
Deputetët e opozitës, përkatësisht ata nga Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë lëshuar seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi që është larguar pika e parë e rendit të ditës, votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Një tërheqje e një pike të tillë të diskutimit është thënë të jetë bërë pasi grupet parlamentare janë pajtuar për harmonizim të qëndrimeve.
“Ka mbetur që të harmonizohet bashkërisht që të mos krijojmë debat përçarës”, është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fillim të seancës plenare.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke i vazhduar punimet dhe në rend të ditës janë 32 pika të tjera.