Tërhiqet nga shitja parcela Rogova
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë me dije se ka tërhequr nga SHAL 53: ‘Njësinë nr. 63-KB Rogova, Parcela nr. 639-0 në ZK Rogovë I’, me numër rendor 63, prona në ZK Rogovë Komuna e Gjakovës.
“Kjo njësi ishte paraparë të shitej përmes shitjes së aseteve përmes Likuidimit nr. 53, me numër rendor 63, e cila do të mbahet më 26 dhjetor 2019, ndërsa tërheqja nga tenderi i kësaj njësia është bërë në bazë të shkresës nga Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadaster Komuna e Gjakovës. Ndërkaq lista e aseteve që janë në shitje përmes shitjes së aseteve nr. 53 përfshinë 123 asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës. Dorëzimi i ofertave do të mbahet më 26 dhjetor 2019 nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave, në hotelin Grand duke filluar nga ora 12:30”, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Lista e plotë e aseteve dhe ndërmarrjeve të parapara për Shitjen e Aseteve përmes Likuidimit Nr. 53 mund të gjendet në uebfaqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
/Epoka e re/