![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/03/champions-league-600x360-1.png)
Tërhiqet shorti edhe për gjysmëfinalet, ekipet mësojnë kundërshtarët potencialë
15 mars 2024
| 12:46
Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Arsenal – Bayern Munich, Atletico Madrid – Borussia Dortmund, Real Madrid – Manchester City dhe PSG – Barcelona janë ndeshjet çerekfinale.
Kurse në gjysmëfinale do të takohen fituesi i duelit Arsenal – Bayern me fituesin e duelit Real Madrid – Manchester City.
Ndërsa, fituesi i duelit Atletico Madrid – Borussia Dortmund do të ndeshet me fituesin e çerekfinales PSG – Barcelona.