Tërhiqet shorti për grupet e Ligës së Evropës

01 shtator 2023 | 13:50

Në Ligën e Evropës është hedhur shorti i cili përfshiu 32 skuadra – 12 kualifikuese automatike, dhjetë fitues të “play-off”-it të Ligës së Evropës dhe dhjetë skuadra që transferohen nga raundi i tretë i Ligës së Kampionëve.

32 skuadra u ndanë në katër vazo, bazuar në renditjen e koeficientit të klubit.

Pjesë e edicionit të sivjetmë janë disa klube të mëdha si Liverpooli, Ajaxi, Sevilla, Roma, Bayer Leverkuseni, Sporting Lisbona e shumë tjera.

Vëmendja padyshim se është te Grupi B, i cili tërhoqi ekipe si Ajaxi, Marseille, Brighton dhe AEK. Ndryshe, Asnjë ekip nuk mund të luajë me një ekip tjetër nga vendi i tij. Çiftet dhe çdo kufizim tjetër do të njoftohen përpara shortit. Faza e grupeve luhet të enjten nga 21 shtatori deri më 14 dhjetor, duke filluar në orën 18:45 dhe 21:00. Shorti për fazës nokaut, ku do të paraqiten nën-kampionët e grupeve dhe tetë skuadrat që transferohen nga Liga e Kampionëve, hidhet më 18 dhjetor.

Grupi A

West Ham United
Olympiacos
Freiburg
Backa Topola

Grupi B

Ajax
Marseille
Brighton
AEK

Grupi C

Rangers
Betis
Sparta Praha
Aris Limassol

Grupi D

Atalanta
Sporting
Sturm Graz
Rakow Czestochowa

Grupi E

Liverpool
LASK
Union Saint-Gilloise
Toulouse

Grupi F

Villarreal
Stade Rennais
Maccabi Haifa
Panathinaikos

Grupi G

Roma
Slavia Praha
Sheriff Tiraspol
Servette

Grupi H

Bayer Leverkusen
Qarabag
Molde
Hacken

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është gati të nisë përgatitjet…