
Tërhiqet shorti për renditjen e kandidatëve për kryetar në fletëvotimin e zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut
12 nëntor 2020
| 11:42
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka organizuar ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.
121 Erden Atiq / Lëvizja Vetëvendosje
122 Dušan Milunović / Kandidat i pavarur
123 Milan Radojević / Lista Srpska
124 Florent Azemi / Partia Demokratike e Kosovës