Terim, për herë të katërt trajner i Galatasarayt
22 dhjetor 2017
| 19:03
Fatih Terim rikthehet në stolin e Galatasarayt. Lajmin e konfirmon klubi turk në faqen zyrtare.
Kjo është hera e katërt që 64-vjeçari merr drejtimin e skuadrës, pasi më parë e ka drejtuar edhe në sezonet e 1996-2000, 2002-2004 e 2011-2013.
Terim zëvendëson në këtë post Igor Tudor, i cili u shkarkua pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit të ekipit. Për momentin Galatasaray renditet në vendin e 3 me 32 pikë të grumbulluara.