Terimi del pozitiv në testin për koronavirus

23 mars 2020 | 21:22

Turqia nuk e mori seriozisht pandeminë e koronavirusit, duke qenë ndër shtet e fundit që pezulloi kampionatin. Pas zv/presidenti të klubit të Galatasaray-it, pozitiv ndaj Covid-19, ka dalë edhe Fatih Terim. Drejtori sportiv i i klubit të njohur konfirmoi lajmin në llogarinë e tij personale në “Twitter”.

“Sipas analizave të kryera sot, rezultatet e mia për koronavirusin dolën pozitive. Jam në duar të sigurta në spital! Mos u shqetësoni! Do të komunikojmë së shpejti!”, shkruan 66-vjeçari.

Terim konsiderohet si trajneri më i suksesshëm i Turqisë. Ai është vetmi trajneri që i ka dhënë vendit të tij sukses europian (Kupa UEFA dhe Superkupa e Europës me Gallatasary-in në vitin 2000), ndërkohë ka fituar me këtë klub 8 kampionate, 3 Kupa të Turqisë dhe 5 Superkupa të Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni…